Ballina Aktualitet Protesta te Kuvendi, protestuesit heqin gardhin metalik. Ambasada amerikane paralajmëron: Kujdes, mund...

Protesta te Kuvendi, protestuesit heqin gardhin metalik. Ambasada amerikane paralajmëron: Kujdes, mund të jetë e dhunshme!

59
0

Pas pak Kuvendi mban seancën plenare dhe protestuesit nisën marshimin nga sheshi “Skënderbej” për të shkuar drejt parlamentit. Ky i fundit është rrethuar tashmë nga një gardh metalik në një perimetër që shkon nga “Rruga e Elbasanit” te Ministria e Brendshme, një perimetër më i gjerë sesa herët e tjera.

“Deputetë frikacakë”, thërrasin protestuesit.

Ata vijojnë edhe me thirrjet e njohura të protestës si “Ju erdhi fundi”, “Parlament i krimit” e “Poshtë qeveria.” “Nuk na përfaqësoni”, janë shprehur protestuesit që kërkojnë paralelisht dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Rama.

Ndërkohë ambasada amerikane ka reaguar lidhur me tubimin duke u bërë thirrje qytetarëve të saj të tregojnë kujdes pasi mund të kthehet në protestë të dhunshme.

“Edhe pse protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situata mund të ndryshojë shpejt”, thotë ambasada duke kërkuar që të shmangen zonat e tubimit.