Ballina Bota Rubio: Irani po i lutet SHBA-së për një marrëveshje

Rubio: Irani po i lutet SHBA-së për një marrëveshje

60
0

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po i “lutet” SHBA-së që të bëjë një marrëveshje që i jep fund konfliktit.

Ai ka thënë se Teherani nuk po i prishë marrëveshjet e arritura më herët mes dy shteteve.

“Irani po na lutet, si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi: ‘Le të bëjmë një marrëveshje. Le të flasim. Le të flasim.’ Njerëzit që janë përgjegjës atje, ose e prishin atë ose duan ta ndryshojnë atë.”, ka deklaruar ai.

Ruboi ka thënë se Irani do të vazhdojë të paguajë çmimin, duke shtuar se ai do rritet çdo natë do të rriten edhe më shumë., raporton CNN.

“Tani për tani, me sa duket, ata nuk kanë ardhur në vete, dhe kështu presidenti nuk sheh shumë dobi në përgjigjen ndaj propozimeve të tyre në këtë pikë, sepse sinqerisht, Irani nuk është qartësisht i gatshëm të bëjë një marrëveshje, të paktën jo një që ata janë të gatshëm ta zbatojnë.”, ka shtuar ai.