Ballina Aktualitet “Protestuam me vezë, morën masa…”/ Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, mesazh...

“Protestuam me vezë, morën masa…”/ Anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, mesazh Ramës: S’na përfaqësoni!

59
0

Aktivistja dhe anëtarja e Dhomës Britanike të Tregtisë, Silvana Xhaferi Hoxha, mbajti një fjalim gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, ku kritikoi deputetët dhe kryeministrin Edi Rama.

Ajo deklaroi se protestuesit janë mbledhur prej 55 ditësh për t’u kërkuar deputetëve llogari, duke theksuar se, sipas saj, ata nuk përfaqësojnë qytetarët pasi kanë hyrë në Parlament përmes listave të mbyllura.

Sipas saj, në protestë ndodhen dhjetëra juristë që po përgatisin ankesa ndaj veprimeve të policisë dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar të drejtat e tyre.

Në fund të fjalës së saj, Hoxha iu referua edhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama për dokumentin “Besa”, duke e kundërshtuar mesazhin e tij.

“55 ditë, në protestë, shkojmë dhe përpara Parlamentit për t’i thënë deputetëve nuk na përfaqësoni. Në këmbim prej këtyre deputetëve që u futën në atë Parlament, u futën nëpërmjet listave të mbyllura sepse ishin zagarët më të mirë të kryetarëve të partive të tyre. Nuk na përfaqësoni. 55 ditë shkuam në mënyrë simbolike me vezë. Vendosën rrethim me dhjetëra metra larg Parlamentit. Morën masa sikur ne të ishim kriminelë dhe jo të ushtronim të drejtën tonë të protestës. A e di Policia e Shtetit që ka shkelur ligjin. Ka dhjetëra juristë në këtë shesh që po përpilojnë ankesat…I ftojmë të gjithë të vijnë këtu për çdo ankesë do t’u ndihmojmë. Kanë shkelur ligjin duke u vënë në shërbim të klasës politike të kalbur që nuk na përfaqëson. Diaspora është ngritur në këmbë. Zoti kryeministër sot pate kthesë për të kërkuar njëfarë besë, por vetëm përlyen fjalën tonë të bukur. Por nuk jua japim besën, nuk e meritoni, nuk na përfaqësoni”, tha ajo.