Ballina Sport Teuta prezanton sulmuesin nga Portugalia

Teuta prezanton sulmuesin nga Portugalia

22
0

Teuta ka bërë zyrtarizimin e radhës në merkaton e verës duke afruar qendërsulmuesin Pedro Martelo.

Futbollisti 26-vjeçar nga Portugalia vjen në kampionatin shqiptar pas përvojës së tij më të fundit me skuadrën e Oliveirense në kategorinë e dytë portugeze.

Gjatë edicionit të kaluar, ai arriti të realizonte shtatë gola me klubin e tij. Në të kaluarën, sulmuesi ka qenë gjithashtu pjesë e përfaqësueseve të moshave të Portugalisë, ku ka lënë gjurmë të rëndësishme.

Arritja me e madhe e karrierës së tij me kombëtaren ishte triumfi në Europianin U-19 në vitin 2018, ku goli dhe asistimi i tij në finale ndaj Italisë i dhanë trofeun ekipit.

Po ashtu, me përfaqësuesen U-20 ai ka regjistruar shtatë gola në 12 përballje.

Tashmë, me nënshkrimin e kontratës me durrsakët, sulmuesi luzitan do të nisë kapitullin e tij të parë në futbollin shqiptar..