Ballina Bota Aksident i frikshëm në Algjeri, përmbyset autobusi, të paktën 25 të vdekur...

Aksident i frikshëm në Algjeri, përmbyset autobusi, të paktën 25 të vdekur dhe 44 të plagosur

55
0

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus në provincën Boumerdes të Algjerisë.

Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, autobusi me të cilin udhëtonin viktimat dhe të plagosurit është përmbysur, duke shkaktuar bilancin e rëndë të viktimave.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve më të afërta për të marrë trajtim mjekësor.