Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka ndarë një sa i takon “shkrirjes” së mundshme të Bashkisë Divjakë përmes Reformës Administrativo-Territoriale;
Teksa merrte pjesë në protestën e sotme në Divjakë, Korreshi shprehet se ky qytet ka identitetin e vet dhe i tillë duhet të mbetet, pa pësuar ndryshime që do të përktheheshin në mungesë shërbimesh për qytetarët.
“Divjaka ka identitetin e saj!
Divjaka është qytet dhe i tillë duhet të mbetet dhe të dëgjohet deri tek femijët në djepe!
Unë si shërbëtor i këtij populli jam kundër centralizimit dhe heqjes së shërbimeve kësaj treve dhe nuk do ta lejoj këtë maskaradë me gjithë fuqinë time”,-shprehet Korreshi.







