Ballina Politika Tomorri fshikullon ish-zyrtarët e PD: Ka bërë tjetri 30 vjet deputet dhe...

Tomorri fshikullon ish-zyrtarët e PD: Ka bërë tjetri 30 vjet deputet dhe thotë nuk i është vlerësuar kontributi

37
0

Me tone ironike, Tomorri vë në pikëpyetje argumentet e përdorura nga ish-funksionarë të lartë, të cilët justifikojnë largimin me mungesën e vlerësimit apo demokracisë së brendshme, ndërsa thekson se shumë prej tyre kanë mbajtur poste të rëndësishme për vite me radhë.

Postimi i plotë:

“Përfundimisht, kategoria më argëtuese janë këta të opozitës që përfundojnë në prehrin e Ramës pas disa fishkëllimash.

Brenda tyre, një specie që meriton studim më vete janë ata që kanë mbajtur poste të rëndësishme për dekada.

Të gjithë kanë nga një justifikim kur kalojnë ylberin: ‘Nuk m’u vlerësua kontributi’. Ka njerëz që kanë bërë 30 vjet deputet dhe sërish pretendojnë se kontributi nuk u është vlerësuar.

As Margaret Thatcher nuk qëndroi kaq gjatë në Parlament. Këta po. E megjithatë, po të mos i kishte bërë Partia deputetë e ministra, zor se do ta kishin gjetur veten diku tjetër.

Më komikja është kur nisin të flasin për mungesë demokracie në parti, për mungesë qarkullimi elitash e argumente të ngjashme. Pra, elitat duhet të qarkullojnë, por jo ata vetë.

Allah Allah… të gjithë me lugë në brez.”