Ballina Bota E tmerrshme: Profesori tentoi të abuzonte seksualisht me një 7-vjeçare

E tmerrshme: Profesori tentoi të abuzonte seksualisht me një 7-vjeçare

58
0

Një profesor nga Kalifornia u dënua këtë javë me 18 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë joshjeje të një të miture, si dhe për marrjen dhe shpërndarjen e materialeve që përmbajnë abuzim seksual me fëmijë, sipas një njoftimi të datës 24 korrik nga Zyra e Prokurorit të ShBA-së.

Rodger Githens, 48 ​​vjeç, kishte tentuar të organizonte një takim seksual me një vajzë që pretendohej se ishte 7 vjeçe, përmes mesazheve me një agjent të infiltruar të FBI-së, i cili hiqej si xhaxhai i saj. Dokumentet gjyqësore zbuluan se, në kohën e këtyre komunikimeve, ai punonte në Universitetin e Paqësorit (University of the Pacific) dhe kishte punuar gjithashtu si konsulent për kolegje dhe universitete të tjera, shkruan People.

Një kallëzim penal, i shqyrtuar nga revista në kohën e arrestimit të Githensit, tregonte se profesori kishte nisur kontaktin me një llogari të sajuar në aplikacionin Grindr, e cila përdorte etiketat “dirty” (i/e pistë), “discreet” (diskret), “curious” (kurioz) dhe “parent” (prind). Dyshja komunikoi për rreth një muaj, gjatë kësaj kohe, agjenti tha se kishte “një mbesë 7-vjeçare me të cilën kryente marrëdhënie seksuale”.

Kallëzimi theksonte gjithashtu se Githensi kishte planifikuar më parë të udhëtonte drejt Havait për të abuzuar seksualisht me djalin që një burrë tjetër e kishte kumbar (kumbarinë e fëmijës).

Sipas kallëzimit, Githensi e kishte takuar burrin në Grindr dhe ky i fundit kishte rënë dakord të mundësonte abuzimin. Udhëtimi nuk u realizua për shkak të kufizimeve të udhëtimit të vendosura si pasojë e COVID-19.