Ballina Aktualitet Kamza bashki konkurruese në transformim epokal

Kamza bashki konkurruese në transformim epokal

56
0

Qytetarët vlerësojnë performacën pozitive dhe vizionin bashkëkohor të kryebashkiakut Rakip Suli   

Hasan DOMI

Halil RAMA

                            

       

Referuar realizimit të një programi zhvillimor ambicioz, transformimit rrënjësor të infrastrukturës rrugore e socialkulturore, Bashkia Kamëz, rezulton konkuruese dinjitoze, jo vetëm me simotra të nivelit të saj por edhe me bashkinë e kryeqytetit. Ky rezultat frymëzues, parasëgjithash i dedikohet përkushtimit maksimal ndaj qytetarëve, drejtimit me kompetencë dhe vizionit bashkëkohor të kryetarit të kësaj Bashkie, Z. Rakip Suli.

I zgjedhur në vitin 2019 dhe rizgjedhur në zgjedhjet vendore të vitit 2023, me një votbesim thuajse plebishitar, Suli gëzon mbështetjen maksimale të komunitetit të Kamzës e Paskuqanit. Kjo sepse ka ditur të ndërtojë marrëdhënie korrekte me qytetarët dhe të realizojë më së miri premtimet.

Aktulisht, aktiviteti i tij është përqëndruar në zhvillimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve publike dhe komunikimin me komunitetin.

Në kuadër të hapësirave publike, gjelbërimit dhe infrastrukturës rrugore rezultatet janë domethënëse dhe të prekshme për qytetarët.

PARKU I LIQENIT TË PASKUQANIT, QENDËR ARGËTIMI PËR TË GJITHA MOSHAT

Jo vetëm Pallati komod i Kulturës “Artan Cuku” në qendër të qytetit të Kamzës, por edhe  Parku i Liqenit të Paskuqanit është shndërruar në një qendër të madhe argëtimi për të gjitha moshat. Në zemër të Parkut është ndërtuar Amfiteatri Veror, një projekt madhor me vlerë rreth 2.3 milionë euro, mbuluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Është ky një amfitetar që po frekuentohet masivisht nga qytetarët.    

         

Çdo fundjave këtu gumëzhijnë aktivitete nga më të larmishmet.

Grupe e ansamble artistike (jo vetëm të Kamzës, por nga i gjithë vendi), shoqata të poetëve e krijuesve të rinj, organizojnë takime e festivale, në të cilat nuk mungon edhe kryebashkiaku Suli.

Dhe jo vetëm këtu, por edhe në Pedonalen e Bathores, ku ky fillim gushti solli një mbrëmje të bukur me muzikë, kulturë dhe atmosferë festive, nën logon “I këndoj qytetit tim”.

Mjafton të kontaktosh qytetarë të moshave e profesioneve të ndryshme, të njohur e të panjohur, jo vetëm në qendrat e njësive administrative Kamëz e Paskuqan, por edhe në periferitë e tyre, të bisedosh me ta dhe s’është e vështirë të konstatosh gëzimin që ata  ndjejnë për sipërfaqet e shumta të gjelbëruara, mbjelljën e pemëve, asfaltimin e rrugëve me cilësi, ndërtimin e këndeve të lojërave të ndryshme për fëmijët e të moshuarit.

Kamza tashmë është një qytet në transformim të përditshëm me pallate me arkitekturë e standarde bashkëkohore, bare e kafe të shumta të bukura dhe më kryesorja me klientë të shumtë që gëzojnë rezultatet e investimeve të suksesshme nga bashkia, por edhe nga sipërmarrës të ndryshëm.

Kjo performacë pozitive e kryebashkiakut Suli dhe stafit të tij ka sjellë rritjen e ndjeshmë të investimeve dhe njëherazi edhe të të ardhurave, si dhe dyfishimin e numrit të bizneseve.

Në mjediset e Bashkisë si dhe të Njësisë Administrative Kamëz e Paskuqan kushdo mund të shikojë grafiqe të takimeve me bizneset në lagje të ndryshme. Kryebashkiaku Suli oranizon përsosshmërisht dëgjesa publike, duke diskutuar nevojat në prioritetet për investimet e ardhshme.

Ai merr pjesë vazhdimisht në aktivitete që lidhen me arsimin, duke vlerësuar nxënësit exelentë të qytetit, përmes sistemit të bursave. Shkollat e bukura të standardeve europiane, janë rezultat i një pune shumëvjeçare e të përkushtuar.

Treguesi më i rëndësishëm i një drejtuesi duket në marrëdhënjet me qytetarët. Kjo ndoshta është pika më e forte e kryetarit Suli. Prej vitesh është krijuar bindja se Kryetari i Bashkisë Kamëz ka gjithmonë gatishmërinë për të pritur popullin që e ka votuar.

Kryebashkiaku Suli, kësisoj ka materializuar më së miri dhe po jetëzon çdo ditë thënien proverbiale të filozofit të madh Volter se:  “Nuk e meriton fitoren ai drejtues që diferencon ato që e kanë votuar ose jo”. E këtë sikur e ka pasur prioritet të tij Rakipi në marrëdhëniet me qytetarët e tij. Kurrë nuk ka bërë diferencime.

NË KAMËZ PO ZBATOHEN PROJEKTE MADHORE, SI STADIUMI DHE SELIA E RE E BASHKISË

           

Në ditët e sotme shumë drejtues të njësive të qeverisjes vendore u shmangen takimeve me qytetarët, duke humbur besimin e tyre.                                                                Historia nuk është një lajkatare por dëshmi që mbështetet në të vertetën. Një drejtues serioz nuk duhet të shkëpusë premtimet elektorale nga veprat. Disa kryetarë bashkishë nuk duken në zyrat e tyre. Kanë dyer ‘hajdute” hyrje dhe dalje, dhe njerëzit në nevojë për probleme nga më të ndryshmet presin pafund, dhe largohen të dezilozionuar.

Ndryshe ndodh me kryetarin e Bashkisë Kamëz. Me një staf të përkushtuar, jo vetëm i pret në takim por më e rëndësishmja është se ekipi i tij janë në pritje të udhëzimeve për zgjidhjen e gjithë problematikave të qytetarëve.

Natyrisht Kamza është me një popullsi hetereogjene, me shtresa e nivele të ndryshme shoqërore. Kryetari Suli u ka gjetur gjuhën e komunikimit. Madje i dëgjon dhe u flet butësisht sikur të ishte një i aferm i gjithsejcilit. I veshur thjesht, ulet pranë tyre e bashkëbisedon. Thjeshtësia është vyrtyt që jo gjithkush e ka. Sejcili që takon kryetarin pothuajse gjen zgjidhjen adeguate. Por gjithsejcili që largohet nga zyra e tij me një shpresë për zgjidhjen e halleve të veta, çdo preukopim i paraqitur len gjurmë në ndergjegjen e kryetarit Suli, kjo duket nga një vizitor i kujdesshëm.

Në aspektin psikolologjik, sejcili qytetar që shkel aty, ‘shkarkon’ problemet që e shqetësojnë, por kryetari që i pret, akumulon ngarkesa pambarim. Ai zotëron qetësinë për të dëgjuar, aftësinë për të zgjidhur problemet por edhe urtësinë e mençurinë e dibranit.

Zgjedhja e një stafi të angazhuar, me përkushtim në kryerjen e detyrave të ngarkuara, është një nga atributet e veçanta. Puna i largon njerzit nga merzia, vesi dhe verfëria. Këtë e kuptojnë punonjësit rreth tij. Teksa sillen atyre koridoreve e zyrave në ambjente modeste pa luks e salltanete, të ngjajnë si mizat e bletës në zgjoje, sejcili në punën e vet. Vajza të veshura këndshëm pa ekstavagancë e fodullëk të tepruar janë pasqyrë e një kryetari serioz. Zgjedhje kjo e një kryetari të tillë, punëtor, që nuk sheh duart e punonjësve që punëson. I komunikueshëm dhe njëkohësisht i thjeshtë gjer në madhështi, Rakip Suli të forcon besimin se administron si duhet një ndër bashkitë më të mëdha të vendit, e që banorët e saj shtohen çdo ditë. E duke e parë në perspektive, kryetari Suli pasi i ka ideuar, ka filluar zbatimin e projekteve të mëdha siç është stadiumi i ri dhe ndërtesa e re e Bashkisë.