Ballina Aktualitet Protestuesi: Rama të largohet, kreu i SPAK të japë dorëheqjen nëse nuk...

Protestuesi: Rama të largohet, kreu i SPAK të japë dorëheqjen nëse nuk arreston të korruptuarit!

73
0

Protesta maratonë kundër qeverisë së Edi Ramës vijoi edhe në ditën e saj të 66-të para Kryeministrisë, me qytetarë që kërkuan sërish dorëheqjen e kryeministrit dhe ndëshkimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit.

Në fjalën e tij, një protestues i bëri thirrje kreut të SPAK, Klodian Braho, të japë dorëheqjen nëse nuk heton dhe nuk vepron ndaj zyrtarëve që, sipas tij, janë përfshirë në afera korruptive.

Protestuesi: Sot nuk flet një parti, por ndërgjegjja e një populli. Jemi mbledhur këtu për Shqipërinë, pasi nuk është pronë e asnjë qeverie, e asnjë partie apo politikani. I bëj thirrje Brahos, nëse ti nuk arreston Ballukun, Edi Ramën, jep dorëheqjen. Ik! Largohu, se ti nuk po bën detyrën tënde. Çdo shqiptar është zgjuar. Ne jemi të vetëdijshëm se Balluku ka vjedhur. 300 milionë euro tunelin e Llogarasë, dhe kushedi sa pasuri ka. Atdheu është në rrezik kur ligji nuk zbatohet për të gjithë. Aeroporti është i Kastratit. Ai duhet të hetohet nga SPAK. Çdo aeroplan që ngrihet në aeroport dhe largohet, mban ëndrra që thyhen dhe njerëz që qajnë. Klodian Braho, jep ti i pari dorëheqjen, se s’po e bën detyrën.