Ballina Kronika Bien në prangat e policisë dy persona/ Kapen duke transportuar 15 emigrantë...

Bien në prangat e policisë dy persona/ Kapen duke transportuar 15 emigrantë afrikanë, drejt Malit të Zi

70
0

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës 15 emigrantë nga vendet e Afrikës, të cilët dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi.

Operacioni i koduar “Halfway” u finalizua nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhënies së ndihmës emigrantëve për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në pranga ranë shtetasit E. A., 22 vjeç, dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Sipas Policisë, dy të rinjtë u ndaluan në fshatin Vukpalaj, pranë kufirit me Malin e Zi, teksa po transportonin me një automjet tip furgon 15 emigrantë afrikanë.

Furgoni u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

DVKM Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Halfway”, goditet një rast i dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohen 2 shtetas të cilët u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke transportuar me furgon, kundrejt pagesës, 15 shtetas afrikanë që synonin të kalonin ilegalisht në Malin e Zi.

Sekuestrohet automjeti.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë emigantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Halfway”.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan shtetasit E. A., 22 vjeç dhe M. F., 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Arrëz.

Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Vukpalaj, afër kufirit me Malin e Zi, duke transportuar me një automjet furgon, 15 emigantë nga vende të Afrikës që synonin të kalonin në mënyrë të paligjshme në territorin e Malit të Zi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme