Ballina Kosovë Haga nuk pranon më kërkesa për lirimin e Thaçit, ish- presidenti i...

Haga nuk pranon më kërkesa për lirimin e Thaçit, ish- presidenti i Kosovës do të qëndrojë në burg

46
0

Haga nuk pranon më kërkesa për lirimin e Thaçit nga paraburgimi.

Vendimi mban vulën e kryegjyqtarit Charles Smith ku ka urdhëruar që palët të mos paraqesin më parashtresa lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit të Thaçit, mqs çështjet janë drejt mbylljes.

Ish-presidenti i Kosovës, do të vazhdojë të qëndrojë në burgun e Dhomave të Specializuara deri në shpalljen e gjykimit në rastin e përbashkët ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Aktgjykimi në rastin ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator 2026, ndërsa ish presidenti do të duhet të çoj deri në fund edhe cështjene dytë ndaj atij: atë të pengimit të drejtësië.