Pas disa orësh diskutimi, ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë. Takimi u zhvillua në ambientet e “Vilës së Kuqe” në Tioranë, ku në fokus janë dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”.
Gjatë mbledhjes, u diskutuan detajet dhe hapat që lidhen me këto dokumente.
Kjo nuk është hera e parë që kryesocialisti ka mbledhur të vetët.
Ndërkohë, nisma “Prania Besnike” mbahet çdo të premte, në orën 17:00. Në këtë hapësire të re, qytetarët shprehin pakënaqësitë, problematikat dhe sugjerimet e tyre për çështjet e përditshmërisë.







