Ballina Aktualitet Banorët “zbarkuan” para derës së Bankersit, protesta përshkallëzohet në përplasje fizike

Banorët “zbarkuan” para derës së Bankersit, protesta përshkallëzohet në përplasje fizike

84
0

Është shoqëruar me tensione  protesta e sotme qytetare e zhvilluar para zyrave të Bankers Petroleum, ku dhjetarë banorëve të fshatrave Marinzë, Sheqishte, Belinë, Kallm dhe Zharrëzë u bënë bashkë duke ngritur zërin në lidhje me tokat e tyre që po përdoren nga kompania në fjalë. Ndërkohë që banorët pretendojnë se nuk kanë marrë pagesat e plota për shfrytëzimin e tokave të tyr, ndaj sot ata zbarkuan për të disatën herë në Marinzë duke kundërshtuar punën e naftëtarëve të Bankersit.

Mirëpo, një përplasje e papritur ka ndodhur mes protestuesve dhe rojeve të sigurisë së Bankersit. Pasi banorët u panë duke kaluar rrethimin e godinës së Bankersit, në tentativë për të hyrë brenda godinës në fjalë, rojet e sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë duke iu drejtuar se ata kanë urdhër që të mos i lejojnë ata.

“Ik ore andej” dëgjohen banorët duke iu drejtuar rojeve të sigurisë. Nga ana tjetër këta të fundit u kanë bërë të qartë se ata nuk lejohet të hynë brenda godinës.

Në prononcime të dhëna për mediat që kanë qenë sot prezente në tubimin e tyre, protestuesit janë shprehur të zhgënjyer nga kontrata që kanë firmosur me Bankersin, për të cilën thonë se ata nuk i janë përmbajtur fare kushteve që janë diskutuar mes palëve në fillim, duke shtuar se kostot e përdorimit të tokave të tyre janë përgjysmuar.

Kjo është hera e dytë për këtë sezon veror që banorët e Marinzës e jo vetëm, bëhen bashkë duke kërkuar llogari nga Bankersi për mënyrën e shfrytëzimit të tokave të tyre. Banorët kanë protestuar dhe gjatë muajit korrik para godinës së kompanisë në fjalë.