Ballina Ekonomia Edhe 930 mijë euro të tjera për unazën e Burrelit, që u...

Edhe 930 mijë euro të tjera për unazën e Burrelit, që u shemb sa u ndërtua

44
0

Buxheti do të paguajë edhe 930 mijë euro të tjera për të riparuar unazën e shembur të Burrelit, një rast tipik i papërgjegjshmërisë me tenderat publikë në Shqipëri. Unaza e Burrelit, një segment vetëm 960 metra i gjatë, u ndërtua në vitin 2005 nga kompania Ulza për një çmim prej 1.3 milionë eurosh.

Por vetëm një muaj pas përfundimit të punimeve unaza pësoi shembje duke dalë totalisht jashtë funksionit. Pas shembjes Autoriteti Rrugor deklaroi se do të kryente një ekspertizë të thelluar për të gjetur zgjidhje.

Tani zgjidhja ka ardhur dhe do t’u kushtojë taksapaguesve edhe 930 mijë euro të tjera duke e çuar koston totale të rrugës 960 metra të gjatë në mbi 2.2 milionë euro.

Në tenderin për riparimin e Unazës, ARRSH ka shpallur fitues kompaninë 2N, e cila ofroi një çmim prej 87 milionë lekësh nga 90.3 milionë lekë që ishte fondi limit.