Ballina Aktualitet “S’e njohim Kosovën”/ Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt ambasadës ukrainase: Zelensky, fu*k...

“S’e njohim Kosovën”/ Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt ambasadës ukrainase: Zelensky, fu*k you!

45
0

Deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Kosovën kanë shkaktuar reagime të forta edhe në Tiranë. Gjatë vizitës së tij në Serbi, Zelensky konfirmoi se qëndrimi i Ukrainës për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar dhe se Kievi nuk e njeh pavarësinë e saj. Në shenjë proteste ndaj këtij qëndrimi, një grup qytetarësh që po protestojnë në Tiranë kanë marshuar drejt ambasadës së Ukrainës.

Përpara ambasadës, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj presidentit ukrainas, ndërsa janë dëgjuar edhe thirrje të drejtpërdrejta kundër tij.

“Zelensky, Zelensky, fuck you!”, kanë brohoritur protestuesit.