Ballina Kronika U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë/ Ndërron jetë...

U aksidentua paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë/ Ndërron jetë 65-vjeçari

50
0

Ka humbur jetën Agim Vocka, 65-vjeçari nga Bajkaj, i cili u aksidentua rëndë paraditen e së martës në aksin nacional Delvinë–Sarandë.

65-vjeçari u godit nga një autobus pranë kthesës së fshatit Bajkaj. Pas aksidentit, ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku u konstatua se kishte pësuar traumë të rëndë në kokë.

Për shkak të gjendjes së rënduar, u vendos transportimi i tij me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, Agim Vocka nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.