Ballina Europë E frikshme! Treni i pasagjerëve del nga shinat në Angli, disa pasagjerë...

E frikshme! Treni i pasagjerëve del nga shinat në Angli, disa pasagjerë mbeten të bllokuar

45
0

Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat pranë stacionit hekurudhor të Lewes, në East Sussex të Anglisë së jugut. Disa prej vagonëve janë përmbysur, ndërsa pasagjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:54 me kohën lokale, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë ekipet e emergjencës dhe të shpëtimit.

Sipas raportimeve të Sky News, deri tani nuk ka viktima, ndërsa personat e plagosur nuk raportohet të jenë në gjendje të rëndë. Megjithatë, operacioni i shpëtimit vijon për të nxjerrë personat që kanë mbetur të bllokuar në tren.

Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë vagonë të përmbysur dhe dëmtime të shinave, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në zonën e aksidentit.