Ballina Politika “Në PS ka një grup, që nuk bie dakord me…”/ ‘Shpërthen’ Kulluri:...

“Në PS ka një grup, që nuk bie dakord me…”/ ‘Shpërthen’ Kulluri: Është krijuar një kryeministër monstër

56
0

Analisti Edvin Kulluri, i ftuar në nje studio televizive, ka bërë një analizë të situatës politike në Shqipëri, duke u ndalur te protestat e përditshme që vijojnë prej më shumë se 70 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, si dhe te krizat e brendshme që po përshkojnë mazhorancën.

Gjatë fjalës së tij, Kulluri kritikoi ashpër qasjen e kryeministrit ndaj pushtetit vendor dhe reformave territoriale, duke theksuar se po dëmtohet rëndë parimi i demokracisë e rajonalizimit:

“Rama në vend që të dëgjojë protestat në vend, në të gjitha bashkitë që do shkrihen, insiston dhe dhunon psikologjikisht përfaqësuesit e këtyre komuniteteve. Dëmi i madh është bërë në reformën e vitit 2014, antidemokratike, kundër politikës së rajonalizimit për bashkitë evropiane. Nuk e kuptoj dot si Rama vijon me këtë zell autokratik për të përqendruar pushtet në dorën e tij.”

Më tej, analisti nëvizoi deformimin e balancës së pushteteve në vend dhe efektin e tij të drejtpërdrejtë te revoltat qytetare:

“Sa më pak bashki të ketë, sa më i dobët të jetë parlamenti, sa më i dobët të jetë presidenti i republikës, aq më i fortë bëhet kryeministri. Kemi krijuar një kryeministër monstër që është kundër çdo parimi demokratik dhe kundër lirive të çdo grupi interesi. Kushtetuta jonë është përdhosur sepse u është hequr hapësira njerëzve në çdo aspekt, dhe kemi arritur në pikën ku njerëzit kanë mbi 70 ditë në shesh në protestë!”

Lidhur me situatën brenda Partisë Socialiste, Kulluri u shpreh se në mazhorancë ka përçarje dhe sinjale të qarta destabiliteti, veçanërisht pas veprimeve të drejtësisë ndaj figurave kryesore të kabinetit:

“Në PS ka një grup që nuk bie dakord me shumë gjëra që ndodhin në këtë qeveri dhe shkaku ka qenë, besoj, mosdorëzimi i mandatit të Belinda Ballukut pasi SPAK kërkoi arrestimin e saj. Fakti që disa muaj pas qeverisë së re Rama bën ndryshime tregon destabilitet brenda. Ka një grup që janë kritikë”, tha Kulluri.