Teksa Petrit Hoxha, alias Cakraj, dëshmitar okular i vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari në 1998, po gjykohet në Gjykatën e Posaçme për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, i biri, Siciljan Cakraj, është vënë në pranga pak ditë më parë nga Forcat e Posaçme Operacionale.
Gjatë një aksioni të Operacionales për kontrollin e kontingjenteve, Cakraj është kapur me doza kokaine. Në momentin që forcat i janë afruar në zonën e Astirit, ai tentoi t’i përplaste në përpjekje për t’u larguar.
Në pamje të parë, duket një ngjarje e parëndësishme, por Siciljan Cakraj konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ai pritet të dalë nesër përpara Gjykatës së Tiranës, ku gjyqtari Edvan Veçani do të vendosë për fatin e tij.
Ndërkohë, babai po përballet me drejtësinë për krimin tronditës të vrasjes së Dobrës.







