Ballina Politika Shqipëria e Ramës një deindustrializim në kohë paqe

Shqipëria e Ramës një deindustrializim në kohë paqe

54
0

Nga Luçiano Boçi

Ka një shifër që e rrëzon të gjithë teatrin e “Shqipërisë që po ngrihet”.

Sipas Eurostat, prodhimi industrial në vitin 2025 ishte 15.3% më i ulët se në vitin 2021. Nga 35 vende europiane, vetëm Ukraina e goditur nga lufta pati rezultat më të keq.

Ndërsa Serbia shënoi rritje 8.8%, Turqia 9.9% dhe Greqia 12.7%, Shqipëria u fundos në minus 15.3%.

Ky nuk është një incident statistikor. Është bilanci i një modeli që ngatërron kullën me fabrikën, betonin me zhvillimin, qarkullimin e parasë me prodhimin dhe propagandën turistike me ekonominë e qëndrueshme.

Industria tkurret, eksportet humbasin terren, manifaktura goditet nga kursi i këmbimit dhe kostot, ndërsa qeveria vazhdon të na shesë metrat katrorë të betonit si “mrekulli ekonomike”.

Por një vend që prodhon gjithnjë e më pak nuk po zhvillohet. Po humbet pavarësinë ekonomike, vendet cilësore të punës dhe njerëzit e aftë.

Shqipëria nuk ka nevojë për një ekonomi fasade, por për një ekonomi që prodhon, eksporton, krijon dije dhe paguan punën me dinjitet.

Rama mund t’u vërë filtra pamjeve. Por nuk mund t’u vërë filtra shifrave që bien e që po ia nxjerrin dhe të vetët tani.