Ballina Aktualitet Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës/ Nisin fjalimet nga sheshi...

Diaspora shqiptare bashkohet masivisht në protestën kundër Ramës/ Nisin fjalimet nga sheshi para Kryeministrisë

57
0

Ka nisur marshimi nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në protestë vihet re një pjesëmarrje e madhe e diasporës shqiptare, me qytetarë që kanë udhëtuar nga vende të ndryshme ku jetojnë dhe punojnë, për t’iu bashkuar protestës në Tiranë.

Protestuesit kanë shpalosur në shesh edhe një flamur gjigant kuqezi, ndërsa marshimi vijon në drejtim të godinës së qeverisë.

Kjo protestë zhvillohet në kuadër të thirrjeve të opozitës dhe qytetarëve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimin e situatës politike në vend.

Protestuesit, të bashkuar me një numër të madh bashkatdhetarësh të ardhur nga diaspora, i janë afruar godinës së Kryeministrisë pas marshimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Njëkohësisht, nga turma e mbledhur në shesh dëgjohen edhe thirrje të tjera të njëpasnjëshme drejtuar kreut të ekzekutivit: “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën!”