Nga Ylli Dylgjeri
Po, i ke folur këtë herë ndershmërisht shtypit britanik. Këtë herë pas 13-të vitesh në drejtimin e vëndit, bëmat e tua sdo ti provosh më Ti, do ti provojë drejtësia. Se tashmë je i rrethuar nga skandalet, nga skandalozët që të rrethojnë, dhe ato që vuajnë dënimin në burgje apo janë arratisur nga vendi.
Historia jote e dallaverave fillon herët shumë në histori për ato që te njohin.
Për ato që ste njohin po ju them se ti e ke filluar dallaverin (turqisht: më jep të jap) qysh në kohën kur kërkoje antikuare, monedha floriri të vjetra bashkë me të ndjerin Leka Bungo në hollin e Hotel Tiranës.
Do ti këmbejmë në Australi! Kështu mashtroje, për të vijuar më pas në Arte, në Ministrinë e Kulturës, në Bashkinë e Tiranës e për tu çimentuar Kryeminister.
Bëmat e tua janë bërë sot, tregime shkrime, vjersha, romane, e publicistikë.
Bëmat e tua janë betonuar, janë shtruar në rrugë e tunele për të dalë në det…Ke shumë për ti provuar drejtesisë. Por ty nuk ta dalin organikat e sotme të SPAK e BKH! Ti do një strukturë të re.
Ti do një armatë për të hedhur në letër, në gjygj, e në fytyrë se çke bërë në këtë vend.
Ti do të mbetesh në histori si xhambazi me qillota. Për ty do shkruhet një kapitull në histori. Brezat që do të vinë do ta japin si provim hajdutllëkun tënd. Pedagogët janë gjallë. Je i regjistruar, je skeduar e i skanuar. Pritet vetëm shporja nga zyra që ke e qelbur.
Ti sot je bërë si ato endacakët bangladeshas që rinia i kap me dhunë rrugëve për ti qethur e larë. Tenderi i parë për atë që do të vij pas teje në Kryeministri është : Dezifektim radikal!
Literaturë plotesuese: Dëgjo komentin më poshtë.








