Ballina Aktualitet “Rama tha se do të na jepte certifikatat e pronësisë dhe bëri...

“Rama tha se do të na jepte certifikatat e pronësisë dhe bëri të kundërtën”/ Banorja e Zvërnecit: Duhet të japë dorëheqjen, toka, pylli dhe rëra na përkasin ne

61
0

Një nga protestueset e Zvërnecit deklaroi se Rama duhet të japë dorëheqjen dhe se në Zvërnec nuk do të lejojnë asnjë të huaj të investojë pasi tokat u përkasin banorëve.

“Edi Rama tha se do të japë certifikatatat e tokës, tha se do të mbledhë shqiptarët, e bëri të kundërën, i dëboi nga Shqipëria. Asnjë i huaj nuk do të investojë në tokat shqiptare, kanë të drejtë vetëm shqiptarët. Rama jep dorëheqjen sepse asnjë shqiptar nuk ta ka për borxh ta lodhësh dhe mundosh.
Ne kemi marrë tokat sipas 7501, sipas ligjit të mallkuar të Sali Berishës. Tokat, rëra dhe pyjet janë tonat”, tha ajo.