Një automjet i shërbimit zjarrfikës ka dalë nga rruga pasditen e sotme në Vaun e Dejës, duke përfunduar në një kanal anës rrugës.
Në momentin e aksidentit, në mjet ndodheshin tre persona. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk raportohet për persona të lënduar rëndë.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të zjarrfikëses. Autoritetet pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e plotë të aksidentit.







