Tre të rinj kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të rëndë të ndodhur gjatë natës në Manzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një bordurë betoni.
Nga përplasja humbën jetën drejtuesi i mjetit, Kleo Vrioni 25 vjeç dhe pasagjerët 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Dy pasagjerë të tjerë, Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, mbetën të plagosur dhe u transportuan drejt Tiranës. Gjendja e 16-vjeçarit raportohet e rëndë.
Viktimat e aksidentit tragjik
Kleo Vrioni – 25 vjeç
Sara Brugentelli – 26 vjeç
Alvi Muhaxhiri – 15 vjeç
Të plagosur rëndë
Rejsi Vrijoni – 25 vjeç
Klevis Dervishi – 16 vjeç
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 25 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.
Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.







