Ballina Sport Manchester Unitedi arrin marrëveshjen e madhe

Manchester Unitedi arrin marrëveshjen e madhe

104
0

Manchester Unitedi ka gati një blerje të madhe në këtë afat kalimtar.

Unitedi ka bërë një ofertë prej rreth 60 milionë funtesh (70 milionë euro, 81 milionë dollarë) plus 5 milionë funte në bonuse, për Carlos Baleba të Brighton.

Raportet e fundit thonë se diskutimet janë drejt fundit dhe se marrëveshja do të përfundoi sot.

Baleba ishte synim i Unitedit edhe sezonin e kaluar.

Nëse një transferim i Balebas përparon, ai do t’i bashkohej Tielemans, Santos, Kobbie Mainoo dhe Bruno Fernandes si opsione të ekipit të parë për trajnerin Michael Carrick.

Baleba iu bashkua Brightonit nga Lille në verën e vitit 2023 dhe ka luajtur 112 herë për klubin nga bregdeti jugor.

Sezonin e kaluar ai bëri 35 paraqitje në total për klubin, duke humbur disa për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kupën e Kombeve të Afrikës.