Ballina Aktualitet Bashkia Durrës kthen lagjet në landfille, s’pastron mbetjet prej javësh

Bashkia Durrës kthen lagjet në landfille, s’pastron mbetjet prej javësh

39
0

Bashkia e Durrësit i kthen lagjet e qytetit në landfille mbeturinash. Prej disa javësh mbetjet e qytetit nuk pastrohen dhe të depozitohen në landfillin e Sharrës, për të cilin paguhen miliona euro, por grumbullohen në lagjet e qytetit bregdetar.

Një ndër vendgrumbullimet e krijuara është lagjja numër 15 në Spitallë. Kjo situatë ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, ndërsa banorët e zonës frikësohen për rrezikun që i kanoset shëndetit të tyre.

Bashkia e Durrësit është përfshirë në një skandal, e cila prej disa javësh lagjet e qytetit i ka kthyer në landfille, duke shkaktuar ndotje të madhe mjedisore. Prej disa javësh mbetjet urbane janë grumbulluar në lagjen numër 15 në Spitallë, por edhe në lagje të tjera pranë zonave të banuara, duke rrezikuar shëndetin e banorëve.

Banorët shprehen të shqetësuar për këtë situatë dhe kërkojnë zgjidhje urgjente nga pushteti lokal.

Kjo situatë vjen në kulmin e sezonit turistik, ndërsa në të njëjtën kohë Bashkia e Durrësit prej vitesh paguan miliona euro për depozitimin e mbeturinave në landfillin e Sharrës. Por, siç duket nga pamjet, mbetjet urbane të qytetit nuk janë depozituar në landfillin e Tiranës, duke u krijuar pirgje me mbeturina në lagjet e qytetit.