Ballina Kosovë Kosovë, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin 23 viktimave të...

Kosovë, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin 23 viktimave të luftës

32
0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore, ka konfirmuar gjetjen e mbetjeve kockore që dyshohet se u përkasin të paktën 23 personave, të cilët mund të jenë viktima të luftës së fundit në Kosovë.

Sipas PSRK-së, gjatë veprimeve të zhvilluara në kuadër të hetimeve, ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë identifikuar mbetje kockore. Identifikimi përfundimtar i viktimave do të bëhet pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe procedurave përkatëse.

Hetimet po vijojnë nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente.

Në lidhje me këtë rast, tre persona, J.R., M.J. dhe M.B., janë nën hetim për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ndodhen në paraburgim.

Autoritetet kanë deklaruar se procesi do të vijojë me profesionalizëm dhe në mënyrë të paanshme, duke synuar dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e viktimave, me respekt për familjet e personave të zhdukur.