Ballina Aktualitet “Nuk duam bashkim me Fierin”/ Reforma territoriale, banorët e Patosit vazhdojnë këmbënguljen...

“Nuk duam bashkim me Fierin”/ Reforma territoriale, banorët e Patosit vazhdojnë këmbënguljen sërish në protestë

31
0

Banorët e Patosit kanë protestuar sërish kundër shkrirjes së bashkisë së tyre dhe bashkimit me Fierin.

Në tubimin e zhvilluar ata shprehen se do të humbasin shërbime dhe paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit nëse zëri i tyre nuk dëgjohet nga mazhoranca socialiste që ka propozuar këtë projekt për reformën territoriale.

Patosi është një ndër 15 bashkitë që parashikohet të shkrihet sipas draftit të propozuar nga socialistët, por që prej gati një muaji ka kundërshtuar nismën.

Anëtarët e Këshilli Bashkiak të PS e PD bashkuan votat duke refuzuar shkrirjen, ndërsa banorët u ringritën në protestë këtë të mërkurë.

Pohojnë se nuk janë dëgjuar nga deputetët socialistë dhe hedhin akuza ndaj Arbian Maznikut se nuk e njeh historinë e  tyre.

Humbja e shërbimeve është argumenti kryesor që deklarojnë duke ngritur shqetësimin se nëse bashkohen me Fierin e gjithë zona do mbetet në harresë.

Kjo protestë, thonë se nuk do të jetë e fundit nëse zëri i tyre nuk dëgjohet do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.