Ballina Aktualitet ‘Rruga dytësore e autostradës të asfaltohet’, Braçe fshikullon Veliajn: Qytetarët paguajnë taksa

‘Rruga dytësore e autostradës të asfaltohet’, Braçe fshikullon Veliajn: Qytetarët paguajnë taksa

51
0

Deputeti i PS-së Erion Braçe, një nga kritikuesit e punëve të pabëra të Bashkisë së Tiranës me në krye Erion Veliajn ka publikuar një video të gjendjes së rrugës dytësore të autostradës Tiranë-Durrës në krahun e djathtë.

Një nga rrugët më të përdorura nga bizneset, banorë të zonës është e shkatërruar pa folur për trafikun që krijohet në atë segment.

Braçe është shprehur se gjatë dëgjesave për buxhetin në nëntor zyrtarët e Bashkisë së Tiranësi shin shprehur se kjo rrugë do të asfaltohej. Tani jemi në gusht dhe gjendja e rrugës është e tillë si në videon e publikuar nga deputeti.

Ai thekson se në një segment ka dy standarde, është rruga Tiranë-Kashar dhe nga ana tjetër është rruga dytësore e autostradës Tiranë-Durrës.

Braçe i ka tërhequr veshin Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës duke thënë se duhet të nxitojnë pasi qytetarët paguajnë taksa dhe nuk meritojnë një rrugë të tillë.

“Vjet në nëntor kur bëmë dëgjesat për buxhetin dëgjova nga zyrtarët e bashkisë që kjo rrugë do asfaltohej tani jemi në gusht dhe me thënë të drejtën kjo rrugë është në administrimin e bashkisë.

Për këtë arsye bashkia kishte marrë angazhimin për asfaltimin e rrugës. Në 10 metra janë dy standarde, është autostrada Tirana-Kashar dhe dytësorja. Nëse bashkia ka ende planin duhet të nxitojë pasi edhe zona industriale mban buxhetin e bashkive dhe Bashkisë së Tiranës se paguajnë taksa.

TIRANA E MADHE

TIRANA/5 sa

NE #TERRITOR, SI #DEPUTET, PER PUNET QE DUHEN BERE

RRUGA DYTESORE E AUTOSTRADES-ANA E DJATHTE,

ESHTE KESHTU DHE PERKEQESOHET!

Dy gjera lidhur me nevojen dhe meriten;

E para, kjo eshte rruga me fluksin me te madh te levizjes per nevoja punetoresh, tregtie, qarkullimi lendesh te para e prodhimi; por edhe banoresh se pas zones industriale e tregtare eshte zone urbane qe po behet edhe me e madhe per shkak te qytetit qe po nderton njeri aty;

PER GJITHE KETE LEVIZSHMERI, DUHET RIBERE KJO RRUGE, PA U BERE FARE FARE E PAKALUESHME!

E dyta, nuk mund te kemi dy standarde; riberja e autostrades nga rrethi i veriut deri ne Kashar, eshte nje investim shume i mire, standard tjeter plotesisht; kjo e ben edhe me te papranueshem standardin e rruges vetem 10 metra me tutje.

NGA PIKPAMJA E NJEREZVE QE BANOJNE NE ZONE ESHTE E DOMOSDOSHME;

NGA PIKPAMJA E FUQISE PUNETORE QE LEVIZ KETU ESHTE JETIKE;

NGA PIKPAMJA EKONOMIKE ESHTE PLOTESISHT E JUSTIFIKUAR DHE INVESTIM I KTHYESHEM!”, shkruan Braçe.