Ballina Kronika Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Vladimir Bruçi plagoset nga fqinji!...

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Vladimir Bruçi plagoset nga fqinji! Shpallet në kërkim

50
0

Një person ka mbetur i plagosur në lagjen ‘Rus’ në Shkodër pasi është qëlluar me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për Vladimir Bruçin, i cili në qershor 2024 u dhunua me sende të forta nga 5 persona për një vendparkim. Autori i plagosjes së sotme është fqinji i tij, Pjerin Bitani, i cili është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Bruçi është nën kujdesin e bluzave të bardha.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.  

Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.