Ballina Aktualitet Mirditë/ Zjarret përfshijnë zonat e banuara, flet kryetari i Bashkisë: Situata më...

Mirditë/ Zjarret përfshijnë zonat e banuara, flet kryetari i Bashkisë: Situata më e rrezikshme, dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme!

36
0

Kryetari i bashkisë Mirditë, Alber Melyshi, u shpreh se situata me zjarrin në këtë bashki është vërtetë serioze dhe e rrezikshme. Ai tha se fshatin Tenë është më i prekuri aktualisht, ku dhe janë bërë evakuimet e para.

Ai tha se këto zjarret mendohet se janë të qëllimshme dhe se ka këkruar nga autoritetet që të zbardhen sa më parë dhe autorët të vihen para drejtësisë. “Sot është ndër situata më të rrezikshme që mund të kemi pasur në bashkinë Mirditë sepse u favorizua nga era.

Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzisht. Në dy lagje kemi evakuuar banorë.

Vazhdon të jetë realisht e vështirë situata por dhe me ndihmën e mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtresë shpresoj që të vazhdojë të normalizohet situata. Duhet se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse brenda vitit kemi ndërhyrë disa herë dhe i kemi shuar, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet, dhe e kam diskutuar me autoritete që të marrin masa”, tha ai.