Ballina Politika Rama medemek thumbon homologun maqedonas: Nuk e zbresim Shqipërinë në nivelin e...

Rama medemek thumbon homologun maqedonas: Nuk e zbresim Shqipërinë në nivelin e një parodie. Keshtu e ruajti “nivelin” edhe me ministren serbe!

44
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra pas incidentit të ndodhur në Bashkinë e Pustecit, ku gjatë një aktiviteti me praninë e përfaqësuesve zyrtarë nuk u luajt himni kombëtar shqiptar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi ngjarjen si një “parodi domethënëse për botëkuptimet tona të ndryshme në këtë lagje të Europës”, ndërsa vlerësoi qëndrimin e kryetarit të bashkisë, Pali Kolefski.

Rama theksoi se Kolefski u tregua një “shtetar dhe qytetar i denjë i Shqipërisë Europiane” kur kërkoi ndjesë pasi kërkesa e tij për luajtjen e himnit shqiptar u injorua.

I ndalur te prania e figurave apo grupeve të caktuara politike nga jashtë kufijve, kreu i qeverisë e ironizoi situatën duke e quajtur atë një shfaqje kalimtare të nacionalizmit të vjetruar.

Kryeministri nënvizoi se minoritetet në Shqipëri nuk janë thjesht statistikë apo numra, por “pasuri kombëtare” dhe vëllezër e motra me të drejta të barabarta, duke garantuar se Shqipëria do të vazhdojë të ruajë lartësinë e vlerave të saj europiane kundrejt provokimeve politike.

Te njejtin qendrim Rama mbajti edhe ndaj deklaratave te ministres serbe, duke deklaruar se nuk bien ne nivele te tilla folklrizmash, per ta shpelare me nje rrjedhe uji qe medemek ju kundervu Vucicit. Pyetja eshte e thjeshte ne fakt: Po ky ne cfare niveli e di veten qe nuk e ul apo ngre,  kur i mohohet himni kombetar, kur ka deklarata per shfarosje shqiptaresh?