Ballina Aktualitet “Ndryshime kushtetuese…”/ Aktivisti shpalos kërkesat në ditën e 84 të protestës: Dorëheqje...

“Ndryshime kushtetuese…”/ Aktivisti shpalos kërkesat në ditën e 84 të protestës: Dorëheqje e Ramës, dhe krijimi i një qeverie teknike

47
0

Në ditën e 84-t të protestës, qytetarët kanë përsëritur kërkesat e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshime të thella politike e institucionale.

Një prej protestuesve deklaroi se rezistenca e zhvilluar gjatë këtyre 84 ditëve ka kapërcyer individët dhe është shndërruar në një kauzë që bashkon qytetarët.

Protestuesit kërkojnë që pas largimit të Ramës të krijohet një qeveri tranzitore jopartiake me mandat 12-mujor, e cila duhet të ndërmarrë ndryshime ligjore dhe kushtetuese për garantimin e zgjedhjeve të lira.

“Për 84 ditë kjo rezistencë paqësore ka treguar se është më e madhe se cdo individ. Kemi treguar se jemi bashkë dhe ajo që na bën bashkë është kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës dhe gjithë qeverisë së tij.

Edhe sot dua ti përsëris kërkesat që na bashkojnë në këtë rezistencë. Pas dorëheqjes së Edi Ramës ne kërkojmë një qeveri tranzitore jo partiake me mandat 12 mujor që do bëjë të mundur ndryshimet ligjore dhe kushtetuese, të cilat do ta bëjnë Shqipërinë të lirë dhe do tia pamundësojë krimit që të kapë zgjedhjet.

Ne kërkojmë që të zhbëhen ndryshimet kushtetuese të 2008 që i mundësuan partive të madhe të kapin sistemin elektoral. Kërkojmë shfuqizimin e ligjit 21/2024 që i ka lënë zonat e mbrojtura të pambrojtura. Kërkojmë anulimin e ligjit për investimet strategjike dhe kërkojmë shfuqizimin e Paketës së Maleve”, tha një prej protestuesve.