Ballina Europë Fshati zviceran në panik nga rreziku i shembjes së një akullnaje

Fshati zviceran në panik nga rreziku i shembjes së një akullnaje

46
0

Komuna Randa, e cila gjendet në Kantonin e Wallisit, ka lëshuar një paralajmërim për shkak të lëvizjeve të dukshme intensive të akullnajës Bisgletscher.

Autoritete vendore bëjnë të ditur se pjesë të caktuara të akullnajës tregojnë paqëndrueshmëri të lartë, gjë që shton rrezikun e shembjes së masave të mëdha të akullit.

Si masë paraprake sigurie, autoritetet kanë mbyllur disa shtigje ecjeje e ngjitjeje në këtë zonë dhe u kanë bërë thirrje banorëve e turistëve që t’u përmbahen me rreptësi udhëzimeve dhe sinjalizimeve në terren.

Zonat malore po monitorohen vazhdimisht nga ekspertët e gjeologjisë me pajisje matëse, për të përcjellë çdo zhvendosje të mëtejshme të masës së akullit dhe për të parandaluar çfarëdo rreziku për zonat e banuara në afërsi.