Ballina Aktualitet ‘Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!’ Pankartat pikante të...

‘Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim!’ Pankartat pikante të protestës së 90-të

27
0

Në ditën e 90-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët mbanin në dorë pankarta ku shkruhej: Besa e Ramës ka vetëm një drejti. Sonte në mbledhje partie nesër në burg pa diskutim.

Në një tjetër protestuesit ironizojnë dy nismat e reja të qeverisë: “‘Besa’ dhe ‘Prania Besnike’ u thyen që në fillim, sonte te selia Besa ju pret një ndëshkim”

Prej 90- ditësh qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama.

Teksa shënohet protesta e 90-të, qytetarët shqiptarë kanë vijuar të kërkojnë me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë lëshuar në kor thirrje kundër klasës politike, duke ironizuar edhe arrestimin e Ergys Agasit.

Mes thirrjeve të tyre ishte edhe ajo se pas Agasit, sipas tyre, radhën do ta ketë Belinda Balluku. Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu arrestimin e kryeministrit Edi Rama, duke brohoritur: “Arrestoni Ramën!”.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra. Në platformën e tyre përfshihet edhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat 12-mujore, e cila do të përgatiste vendin për zgjedhjet e ardhshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.