Ballina Ekonomia Çmimi grurit/ Prodhimi mbetet stok në magazina, fermerët në Maliq: Çmimi që...

Çmimi grurit/ Prodhimi mbetet stok në magazina, fermerët në Maliq: Çmimi që ofrohet, nuk mbulon as kostot

94
0

Mijëra kuintalë grurë kanë mbetur stok në magazinat e fermerëve në Maliq, ndërsa prodhuesit thonë se nuk po gjejnë treg për ta shitur. Në Rrëmbec, Fuat Orhan nje nga ferneret me mbi 50 hektare te mbjelle me grure ka mbi 2 mijë kuintalë te pashitur

Pas më shumë se dy dekadash në bujqësi, ai thotë se këtë vit nuk ka mundur të shesë asnjë kilogram, ndërsa pasi çmimi që ofrohet nuk perballon as kostot e prodhimit.

“U përkeqësua situata. Këtu janë mbi dy mijë kuintalë. Tek 28 dhe nuk ka kërkesë. Mendo qiratë e tokave, punimet bujqësore, me naftë në stratosferë, të shesësh me çmim skandaloz, ke marrë nitrate me çmime marramendëse.

Nuk ndien kënaqësi për punën që bën. Nafta me 220. A punohet me toka? Mendohemi kur ndezim veturën me këtë naftë. E ndez dot zetorin?”, tha Fuat Orhan, fermer.

Përballë të njëjtës situatë është edhe fermeri  tjeter Jani Busha nga fshati Orman.

“25-26, e grumbullojmë. Nuk i nxjerr shpenzimet. Nuk arrihen dot shpenzimet e grurit që i hedhim në tokë. Ku ta çosh? S’ka ardhur asnjë të pyesë. Nuk dimë ç’do bëhet. Sytë nga dielli po i mbajmë. Vit për vit ky është. Fermeri po falimenton, ne vetëm t’i shesim për skrap. Jam i detyruar të rri”, u shpreh Jani Busha, fermer.

Fermerët thonë se përballë rritjes së kostove dhe mungesës së tregut, puna në tokë po sjell gjithnjë e më pak të ardhura. Magazinat mbushen, por fermerët nuk kanë ku ta çojnë prodhimin.

Ata kërkojnë një treg të sigurt dhe një çmim që të paktën të mbulojë kostot, në të kundërt thonë se vitin e ardhshëm shumë prej tyre mund të heqin dorë nga mbjellja e grurit.