Ballina Aktualitet Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

82
0

Ditën e enjte vendi ynë parashikohet të vijojë të ketë pothuajse të njëjtat kushte meteorologjike.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Reshje lokale shiu me intensitet të ulët në orët e mesditës e pasdites përgjatë relieveve malore.

Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës

bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.