Aeroplani me trupin e pajetë të Ratko Mlladiçit, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë, ateroi të enjten, 3 shtator, në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit
Avioni i qeverisë serbe, që transportonte trupin e gjeneralit Ratko Mladić, u ul në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit rreth orës 17:50 informon agjencia serbe e lajmeve. Arkivoli me trupin e gjeneralit Mladić u prit nga pjesëtarë të Ushtrisë Serbe dhe ishte mbuluar me flamujt e Serbisë dhe të Republikës Srpska.
Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Serbe e transportuan arkivolin me trupin e Mladiçit drejt automjetit që do ta dërgojë atë në Akademinë Mjekësore Ushtarake, ku do të kryhet autopsia.
Në aeroplanin që erdhi nga Haga ndodhej djali i Mlladiçit, Darko Mlladiç, mbesa Anastasija, Nenad Vujiç, si dhe dy bashkëluftëtarë të Mlladiçit. Më pas kolona e automjeteve që transporton arkivolin me trupin e gjeneralit Ratko Mladiç është nisur nga aeroporti ‘Nikola Tesla’ drejt Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA).
Në pamjet e publikuara nga mediat dhe në rrjetet sociale, shihet se në disa pika janë mbledhur grupe qytetarësh në mbikalime, për t’i bërë nderimet e fundit Mladiçit, shkruan Tanjug. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kishte thënë më herët se pret që djali i Mlladiqit “në ditët në vijim t’i njoftojë të gjithë për atë që dëshiron familja”.
Ai shtoi se shteti do të jetë i gatshëm të ofrojë çdo lloj mbështetjeje logjistike, transporti dhe mbështetje tjetër, si dhe të ndihmojë në ruajtjen e rendit publik, paqes dhe sigurisë.







