Ballina Politika Vizita në SHBA/ Nis takimi i Berishës me diasporën shqiptare në New...

Vizita në SHBA/ Nis takimi i Berishës me diasporën shqiptare në New Jersey, qindra persona të pranishëm në sallë

81
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot takimin me komunitetin shqiptaro-amerikan në New Jersey.

Të pranishëm janë qindra persona të pranishëm, ndërsa në sallë ka mbërritur dhe kryedemokrati.

Berisha është pritur me brohorima nga të pranishmit në sallë. Mes të pranishmëve dëgjohen edhe thirrjet “Rama në burg”

Berisha u nis nga Shqipëria më 4 shtator bashkë me delegacionin e tij drejt SHBA-së për vizitën dhe marrjen pjesë në konferencën e Partisë Republikane Amerikane, me ftesë nga partia kryesore në IDU.

Kjo vizitë e Berishës në SHBA do të pasohet edhe nga disa takime me diasporën.