Ballina Kronika Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen edhe...

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen dy të rinj në Elbasan! Sekuestrohen edhe dy makina

59
0

Dy të rinj të moshave 20 dhe 23 vjeç janë arrestuar në Elbasan për trafik emigrantësh. Me anë të dy makinave, tashmë të sekuestruara, të rinjtë transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta.

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan/Finalizohen 2 faza të tjera të operacionit policor të koduar “Aksi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt përfitimit

Arrestohen 2 shtetas që transportonin 8 emigrantë nga Vendet e Treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri. Sekuestrohen 2 automjete të përdorura për transportimin e emigrantëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Elbasan, në vijim të operacionit policor të koduar “Aksi”, bazuar në informacionet e siguruara, kanë finalizuar edhe 2 faza të tjera të këtij operacioni. Konkretisht:

Gjatë fazës së operacionit “Aksi 4”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. L., 23 vjeç, banues në Shkozet.

Gjatë fazës së operacionit “Aksi 5”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 20 vjeç, banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.