Ballina Aktualitet ‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’/ Çollaku: Në Kryeministri pati...

‘82 kontenierë me armë u ndaluan në Spanjë’/ Çollaku: Në Kryeministri pati sherr dhe përplasje fizike

44
0

Gazetari Basir Çollaku ka bërë deklarata të forta në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke folur për një anije të ndaluar në Spanjë me 82 kontenierë me armë dhe për një përplasje të fortë mes zyrtarëve shqiptarë në Kryeministri.

Çollaku tha se informacionin për këtë ngjarje e kishte përmendur edhe disa muaj më parë dhe se, pas intervistës së Arben Ahmetajt, ishte rikthyer për ta konsultuar me persona që, sipas tij, kishin dijeni për çështjen.

Sipas gazetarit, bëhej fjalë për një anije të ndaluar në Spanjë, e cila transportonte 82 kontenierë me armë. Çollaku deklaroi se personazhe që, sipas tij, lidhen me përgjimet e bëra publike së fundmi, përfshirë një ministër aktual dhe një drejtues të një agjencie të rëndësishme në Tiranë, janë mbledhur në Kryeministri për të diskutuar mbi çështjen.

Gazetari pretendoi se takimi ka degraduar në një përplasje të fortë. Ai shtoi se dy vartës, të cilët i përshkroi si zyrtarë, janë qëlluar gjatë përplasjes.

‘Para disa muajsh ne bashkërisht e kemi përmendur këtu, që unë kisha një informacion.

Kur doli intervista e Ahmetajt në mbrëmje, unë konsultohesha me, le të themi miq për të cilët kishim folur më herët. Për një anije e cila ishte ndaluar le të themi në Spanjë, me 82 kontenierë me armë.

Dhe personazhet që janë në përgjim, një ministër sot dhe drejtues i një agjencie shumë të rëndësishme në Tiranë sot, janë mbledhur në Kryeministri bashkë me zotërinë që drejton shumë punë në Kryeministri.

Dhe aty kanë debatuar dhe është bërë një sherr i madh me britma, ulërima, dhe janë kapur edhe me duar, edhe fizikisht.

Dy vartës, zyrtarë dhe janë qëlluar. Dhe janë qëlluar nga ulërimat dhe britmat e kësaj ngjarjeje me shumë kosto.

Dhe personazhi i huaj kërkonte që të zgjidhej kjo punë sepse ishte me shumë para, me shumë rrezik, me shumë risk për aktivitetin e tyre, e paligjshmërinë e ngarkesës.

Kjo është prodhuar në atë periudhë, nuk dihet se sa lidhje ka me këtë, por indikacionet e kësaj natyre, informacione… Dhe njeri u bë ministër më vonë.

Nuk ishte ministër kur u shpërfytyrua edhe fizikisht nga pasjellshmëria dhe mungesa e vëmendjes në ndjekjen e operacionit.’, tha Basir Çollaku