Deputetja e PS, Briseida Çakërri nuk i ka shpëtuar sulmit të protestuesve jashtë Parlamentit.
Menjëherë pasi ka dalë nga godina e Kuvendit, automjeti me të cilin po largohej deputetja është qëlluar me vezë nga protestuesit.
Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të seancës plenare, në një moment kur disa deputetë të mazhorancës po largoheshin nga Parlamenti, ndërsa jashtë godinës vijonte protesta dhe tensionet mes qytetarëve dhe policisë.
Pamjet tregojnë protestuesit duke hedhur vezë në xhamin e parë të makinës së deputetes.
Kujtojmë që protesta e sotme është shoqëruar me tensione të vazhdueshme, shoqërime qytetarësh dhe përplasje me forcat e policisë.







