Ballina Aktualitet “Arrestoni Ramën”/ Protestuesit të palodhur nisin marshimin, brohorasin në kor: Pa drejtësi...

“Arrestoni Ramën”/ Protestuesit të palodhur nisin marshimin, brohorasin në kor: Pa drejtësi nuk ka Shqipëri

47
0

Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në marshim, ndërsa gjatë lëvizjes së tyre janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Ju erdhi fundi!” është një prej thirrjeve që po përsëritet nga qytetarët gjatë marshimit. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 101-të të rezistencës qytetare, e cila nisi prej orës 17:00 para Kuvendit.

Gjatë protestës së sotme janë shënuar edhe tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa disa qytetarë janë shoqëruar nga efektivët.

Numri i saktë i personave të shoqëruar ende nuk është bërë i ditur. Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa qytetarët përsërisin thirrjet e tyre kundër qeverisë.