Është publikuar fotografia e 24-vjeçarit Ylber Luli, i cili humbi jetën pas një ngjarjeje të rëndë me armë zjarri dhe mjete prerëse që ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.
Fotoja e të riut është siguruar pas konfirmimit të identitetit të viktimës, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e dhunshme.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:30 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku një konflikt mes tre personave ka degraduar në përdorimin e thikës dhe armës së zjarrit. Dyshohet se 25-vjeçari A. V. ka qëlluar me armë zjarri babë e bir, Ylber Luli 24 vjeç dhe Qamil Luli 63 vjeç, ndërsa më herët dyshohet se këta të fundit e kanë plagosur me mjet prerës autorin.
Pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e 25-vjeçarit dhe sekuestrimin e pistoletës së përdorur në krim.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit që përfundoi me një viktimë.







