Ballina Politika Krimi dhe zjarret/ Ndoja: Institucionet dhe policia janë kthyer në raportues ngjarjesh,...

Krimi dhe zjarret/ Ndoja: Institucionet dhe policia janë kthyer në raportues ngjarjesh, duke dështuar plotësisht në parandalim

42
0

Deputeti i PD Arian Ndoja gjatë një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, tha se, vihet re një mungesë totale efiçence e të gjitha strukturave shtetërore dhe ligjzbatuese. Zjarrvëniet e qëllimshme po shkatërrojnë territorin, ndërkohë që autorët mbeten të paidentifikuar. Skandali thellohet më tej me gjendjen e mjerueshme të shërbimit zjarrfikës, pajisjet e të cilit datojnë që në vitet ’70. Dorëheqja e fundit e ish-kreut të këtij shërbimi komentohet gjerësisht jo thjesht si një largim nga detyra, por si një denoncim i fortë i mungesës së infrastrukturës. Ekspertët sugjerojnë se një investim prej më pak se 50 milionë eurosh do të mjaftonte për helikopterë dhe avionë zjarrfikës, një shumë kjo që mbetet në hije përballë abuzimeve të pretenduara me tendera miliona eurosh, të cilat kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të SPAK-ut.

Nga ana tjetër, pasiguria po arrin majat me ngjarjet e rënda kriminale, si ajo e fundit në Shkodër. Institucionet shtetërore dhe policia duket se janë kthyer në thjesht raportues apo kronikanë ngjarjesh, duke dështuar plotësisht në mekanizmat parandalues. Puna bëhet vetëm pas traumës, kur pasojat janë tashmë fatale.