Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnatës në hyrje të fshatit Haraçinë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:50, kur nga një automjet është qëlluar në drejtim të 48-vjeçarit.
Pas të shtënave, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave fillestare, në automjet ndodheshin dy persona. Njëri prej tyre dyshohet se e njihte të plagosurin.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në incident.
Sipas burimeve të televizionit Alsat, personi i plagosur dyshohet të jetë këngëtari Aziz Murati. Gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë stabile.







