Ballina Politika Përgjimet e Ahmetajt ‘shkundin’ Qeverinë?/ Rama thërret kupolën e PS në takim...

Përgjimet e Ahmetajt ‘shkundin’ Qeverinë?/ Rama thërret kupolën e PS në takim të papritur, zbulohen detaje nga lëvizja e fshehtë e kryeministrit

42
0

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, këtë të mërkurë në orën 12:00 mbledh drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.

Në fokus të takimit pritet të jenë sërish dy nisma të prezantuara nga Rama, “Besa” dhe “Prania Besnike”. Takimi i sotëm vjen në vijim të një serie mbledhjesh që kreu i PS-së ka zhvilluar gjatë javëve të fundit me drejtuesit politikë, ministrat dhe deputetët.

Më 23 gusht, Rama zhvilloi në Pogradec një mbledhje disaorëshe me të deleguarit politikë të PS-së, drejtues të komisioneve parlamentare dhe deputetë. Në qendër të diskutimeve ishin dokumentet “Besa” dhe “Prania Besnike”, si dhe mënyra e re e organizimit dhe komunikimit me qytetarët.

Më 28 gusht, Rama mblodhi në Vilën e Kuqe ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa një ditë më pas zhvilloi një tjetër takim me të deleguarit politikë të Tiranës dhe deputetët e qarkut.

Edhe në mbledhjen e 3 shtatorit me Grupin Parlamentar dhe qeverinë, Rama iu rikthye “Besës” dhe “Pranisë Besnike”, duke i paraqitur ato si pjesë të një qasjeje të re për marrëdhënien mes qytetarëve dhe institucioneve.

Ndërkohë, prej 4 shtatorit ka nisur zbatimi në terren i “Pranisë Besnike”. Sipas skemës së përcaktuar nga Rama, deputetët socialistë zhvillojnë çdo të premte takime me qytetarët, me synimin për të marrë problematikat e tyre dhe për t’i ndjekur ato pranë institucioneve.

Takimi i sotëm në Sauk vjen në këtë kuadër dhe pritet të shërbejë për të diskutuar ecurinë e këtij procesi, koordinimin e drejtuesve politikë dhe punën në terren të strukturave të Partisë Socialiste.