Nga Basir Çollaku
Pak”Belindë” për të harruar apo larë tonelata “Ron” dhe porositësin e punëve të pista Edi Ramën. SPAK në aktin e komedisë së sotme na paska zbuluar pas 10 muajsh hetime intensive, një banesë tjetër të Ballukut dhe refreni shoqërues për akuza tenderash. Një bozë në diell. Teatër i shëmtuar. Turp publik.
Përse sot?!
Kur dolën përgjimet në Bruksel të të pandehurit për trafik droge, se KM ka pjesën e tij, Rama dorëzoi Ergys Agasin
Tani me denoncimin e Ahmetajt ku dolën përgjime tronditëse të bandës së zgjedhur nga qeveria, të Ronit, Sergeit, Igorit, Tatianës, Anastasias, për punë të pista, nga Rama, duhet një lajm si ushqim për pula në medie. Anulloi, apo shtyu në kohë, dorëzim-dhurimin e Uzinës Dinamo, për Kayo. Nuk mjafton.
Prokurorë të SPAK njoftuan marrjen e materialeve të intervistës dhe përgjimeve “Ron”
Kaq?
Nuk shkuan te Nufi në ministri për sekuestro dosjes?!
Nuk shkuan te zyra e Ramës, shefit të Nufit në Kryeministri, për të tjera dosje lidhur me Ron-gate?!
Nuk shkuan të.marrin praktikën për kompaninë tjetër bakshish për Sani Sanilevich, ku do të jetë thesi shtetëror i shëndetësisë në duar private. ?!
SPAK duhej të.kishte lajmëruar nisjen e hetimeve kryesisht për shqiptarin Ron Yeffet dhe ekipin e tij. Për ministrin Ermal Nufi. Në krye të objekteve të hetinit, kryeministri Edi Rama. Kjo emergjencë veprimesh pritej sot nga Prokuroria Speciale.
Por çfarë ndodh?!
Ata sillen si zyrë juridike e PS me porosimarrje nga Edi Rama
Nxjerrin një lajm të arnuar për një vilë të pretenduar se është e Ballukut. Shtohen akuza
Po tallja e shëmtuar e tyre nuk flet.
Përse nuk dërgojnë kërkesë të dytë për arrest të deputetes në Kuvend?! Tani kur ata thonë se ka akuza më të rënda dhe prova më të shumta dhe miliarda të dyshuara në vjedhje?!
Përse nuk flasin për
Tunelin e Llogarasë
Për rrugën Thumanë-Kashar, nderin e jetës sipas Ballukut në përgjime..
Aeroportin e Vlorës
Tecet e Vlorës ku ERE pas zgjinit hoqi licensën
Rrugën e Arbërit qindra milionë euro
Porositë e Ramës për lejet për Ballukun
Parqet voltaike
Hece-t
Kanosjet e dëshmitarëve
Bankers
Inceneratorë
Tenderat në energji
SMART city
Portin e Durrësit
Porto Romanon
Investimet Strategjike
Përse hesht SPAK për këtë batërdi miliardash ku gjezdis Balluku dhe Rama?!
Për Ronëzimin dhe Sanëzimin e buxhetit publik?!
Për trafikun e armëve, tenderat te ushtria, siguria, shëndetësia, bujqësia, energjia, ?!
Ron Yefet dëshmoi në përgjim: ” Edi Rama(qeveria) na ka ngarkuar të bëjmë punë të këqia…”
Nuk dëgjojnë fare zonja-zotërinjtë te godina e xhamtë?!
Mosveprimet e Prokurorëve, duke dhënë kohë vënies dorë në prova e dëshmi të të dyshuarve ministër e kryeministër, janë vepër penale. Ata duhet të shkojnë me kërkesë për imunitetet Rama-Nufi. Rama është rrezik kombëtar. Duhet pezullim nga detyra. Kjo është.kapje në flagrancë në trafik ndërkombëtarë armësh. Çfarë duan më tepër?! Sigurisht mandatet Balluku-Balla janë kusure shtesë që duheshin kryer me kohë.
SPAK po dëshmon se pavarësia e tyre është në xhepin e Edi Ramës. Sot ata i shërbyen përsëri duke bërë sikur janë në detyrë. Kështu bëhesh hero i antiligjit, i pavdekësisë së korrupsionit, majmërisë së trafikut të drogës. Asgjësimit të Shqipërisë.







